Forumi i Dialogut Politik

Protesta e studentëve · Tiranë

Pesë ditë që tronditën kryeqytetin

Nga 13 deri më 17 tetor, studentët dhe të rinjtë dolën në rrugë për kushtet në universitete, koston e jetesës dhe korrupsionin. Kjo është java, ditë pas dite, me burimet.

Qëndrimi i Forumit

Kërkesat e studentëve janë të ligjshme. Dënojmë dhunën nga kushdo qoftë dhe kërkojmë përgjigje proporcionale nga policia, hetim të pavarur për çdo rast force të tepruar dhe reforma konkrete në arsim.

Lexo deklaratën e plotë
Studentët kërkojnëForumi propozon
Kushte më të mira në universiteteAutonomi e plotë e universiteteve publike dhe auditim financiar nga institucione të pavarura nga qeveria
Kosto më e ulët studimi“Paraja ndjek nxënësin” dhe mbështetje financiare për studentët e shkëlqyer që nuk e përballojnë dot koston
Punë dhe perspektivë pas diplomimitNjë ekonomi që prodhon e eksporton, pa monopole, që të rinjtë të mos kenë sytë nga emigracioni
MeritokraciNdalim absolut i përdorimit të mësuesve në fushata politike; zyrtarët që punësojnë në shkelje të ligjit shkarkohen
Llogaridhënie dhe fund i korrupsionitInterpelancë mujore e kryeministrit dhe komisione hetimore pa miratimin e shumicës
Ndryshim politikNjë front i përbashkët opozitar me përfaqësues të protestës dhe zgjedhje të parakohshme nën një qeveri kujdestare
Lexo platformënÇlirimi i shtetit nga partia.Njihuni me Forumin21 Anëtarët e ForumitAltin GjetaAnita DoçiArdit MinarolliArmando MoshoArtan GjergjiDea Buza